Roma ka siguruar një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Milanit në duelin e parë çerekfinal të Ligës së Europës mes dy skuadrave në “San Siro”.

Të dy ekipet kanë ambicie në këtë turne për të shkuar drejt finales. Milanit i mungon një një trofe i tillë në historinë e tij, ndërsa Roma kërkon që të përsëritë vitin e kaluar, ku shkoi deri në finalen e turneut.
Surpriza e mbrëmjes ishte disfata 0-3 që Liverpuli pësoi në “Anfield” nga Atalanta e Berat Gjimshitit. Bergamaskat kanë hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinales, me fitoren befasuese të arritur në Angli.
Mbrëmjen e sotme festuan edhe Leverkusen dhe Benfika në shtëpi, si dhe Roma e De Rosit që mposhti minimalisht Milanin në “San Siro”.
Gjithsesi në 3 sfidat e tjera llogaritë duken në hapura, teksa disi më të avantazhuar duken gjermanët e Bajern Levekusen që mposhtën në shtëpi Uest Hem me 2 gola diferencë. Ndërkohë që për sa i përket suksesit të Benfikës dhe Romës, diferenca e golave është vetëm 1.

