Milan rinovon kontratën me Kalulu

Kampioni i Italisë, AC Milan, ka vazhduar kontratën me futbollistin Pierre Kalulu.

Mbrojtësi francez do të jetë pjesë e kuqezinjëve deri me 30 qershor 2027.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Milanit përmes një komunikate zyrtare.

”AC Milan është i kënaqur të njoftojë se Pierre Kalulu ka nënshkruar një kontratë të re me klubin deri më 30 qershor 2027 .

Pierre iu bashkua kuqezinjve në verën e vitit 2020 dhe, që atëherë, ka bërë 75 paraqitje për klubin, duke u çimentuar si një nga mbrojtësit kryesorë të skuadrës.”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close