Milan-PSG, arkëtime rekord për kuqezinjtë nga biletat

Natë e madhe evropiane për Milanin, i cili pas një faze në grupe deri tani jo të mirë, mundi PSG-në në San Siro dhe u rikthye në garën për kualifikimin për në fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve. Kuqezinjtë fituan me një përmbysje 2-1 ndaj skuadrës pariziene dhe tani synojnë të marrin rezultat ndaj Borussia Dortmund dhe Newcastle.

Dy skuadrat bënë një shfaqje të shkëlqyer në fushë, por tifozët nuk u përmbajtën në tribuna. Rëndësia e ndeshjes dhe pritshmëria e madhe edhe për lojtarin e ditës së ndeshjes, Gianluigi Donnarumma, solli pjesëmarrjen e madhe dhe të ardhura të shumta për këtë ndeshje. Nga biletat u fituan 7.7 milionë euro, duke e vendosur këtë ndeshje në top 10-shen e fitimeve të të gjitha kohërave.

Derbet e kampioantit dhe Ligës së Kampionëve janë gjithmonë në krye. Derbi i Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar ndërmjet Interit dhe Milanit mbetet qartësisht në krye, i vlefshëm për ndeshjen e parë të gjysmëfinales së turneut. Ndeshja regjistroi të ardhura bruto prej mbi 12.5 milionë euro. Pason një tjetër derbi i Ligës së Kampionëve, këtë herë me AC Milan si mikpritës, i cili grumbulloi pak më shumë se 10.4 milionë euro.

Milan-PSG, arkëtime rekord për kuqezinjtë nga biletat, ndeshja

Në podium është një tjetër ndeshje nga edicioni i fundit i Champions League, ai mes Milanit dhe Tottenhamit: kuqezinjtë fituan 9.1 milionë euro me atë rast. Pesë vendet e para janë zënë nga ndeshjet e edicionit të fundit të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, me nëntë nga dhjetë ndeshjet në top 10 të lidhura të gjitha me këtë kompeticion.

Të gjitha ndeshjet në renditje janë luajtur në San Siro dhe aktualisht, për të hyrë në këtë renditje, një ndeshje duhet të kalojë afërsisht 6.6 milionë eurot e arkëtuara nga një ndeshje Inter-Juventus në vitin 2019. Milan-PSG, me 7.7 milionë euro, u rendit në vendin e shtatë sa i përket fitimeve nga biletat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close