Milan prezanton fanellën e re për sezonin 2020/21

Skuadra e Milanit sot edhe zyrtarisht ka prezantuar fanellën e re për sezonin e ri garues 2020/21. “Puma ka prezantuar fanellën e parë të Milanit që do të bartet nga ekipi i meshkujve, femrave dhe sektori i të rinjve nga sezoni 2020/21. Fanella është e krijuar me elegancë dhe simbolikën e qytetit të Milanos dhe arkitekturën e saj”, thuhet në njoftimin e Pumas. Në prezantimin e fanellave të reja, kuqezinjtë kanë shfaqur dy futbillistët si Teo Hernandez dhe Zllatan Ibrahimoviq. Milani ndeshjen e parë me fanellat e reja do ta luaj ndaj Kaljarit me 2 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close