Chelsea do të kërkojë një portier të ri gjatë verës sepse Frank Lampard nuk është i bindur se Kepa Arrizabalaga ka të ardhme si titullar në Stamford Bridge, raporton Sky Sports News, transmeton lajmi.net.

Klube të ndryshme në Spanjë kanë shfaqur interesim për transferimin e Arrizabalagas por Chelsea dëshiron të kompensojë pjesën më të madhe të 71 milionë funteve të shpenzuara për blerjen e tij dy vjet më parë.
Chelsea është duke konsideruar një listë të portierëve përfshirë Jan Oblak, Andrea Onana dhe Nick Pope.
Atletico Madrid ka insistuar se Oblak nuk është në shitje andaj Chelsea duhet të paguajë klauzolën prej 110 milionë funte për blerjen e tij, transmeton lajmi.net.
Onana do të ishte një opsion më i lirë. Ai dëshiron të transferohet në Premierligë dhe Ajax do t’i vlerësojë ofertat.
Pope ka zgjuar interesim pasi kaloi 15 ndeshje në total pa pësuar gol te skuadra e Burnleyt. /Lajmi.net/


