Mbrojtësi i djathtë tetovar, Mexhit Neziri, i njohur për polivalencën në të gjitha pozitat e repartit defensiv, është aktualisht lojtar i lirë pas përfundimit të aventurës me Besa Dobërdollin. 33-vjeçari që ka veshur fanellën e disa klubeve në karrierën e tij, përfshirë Shkëndijën, Strugën, Renovën, Dacian e Ventspils, nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen.

Kampion me Shkëndijën dhe Strugën, Neziri është duke shqyrtuar ofertat që i kanë ardhur nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria. Vendimi për hapin e rradhës pritet të merret në konsultim me familjen, ndërsa eksperienca dhe qëndrueshmëria e tij në fushë e bëjnë një emër të kërkuar në tregun e transferimeve.
Destinacioni i rradhës? Mbetet për t’u parë.

