Mexhit Neziri: Ndeshja ndaj Sileksit, pa dyshim një nga më të rëndësishmet!

Sileksi është kundërshtari i Struga Trim Lum sot në kuadër të xhiros së 31-të të kampionatit elitar. Nga tabori i liderëve para kësaj sfide ka folur Mexhit Neziri.

“Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme, me një kundërshtarë shumë serioz, siç është Sileksi. Ekip i rëndë, veçanërisht të vendosur shumë mirë në fazën defanzive. Do na duhet shumë mund dhe punë për të arritur deri tek fitorja. Ndeshja e sotme për ne si skuadër pa dyshim se është një ndër më të rëndësishmet, pasi matematikat thonë që mund të kurorëzohemi me titullin e kampionit që sot, mirëpo e jona është që të kryejmë punën tonë në terrenin e gjelbër, ku shpresojmë të jemi në nivelin e duhur. Nëse ndodh kjo që them, atëherë besoj tek rezultati i shumëdëshiruar” – ka thënë mbrojtësi Mexhit Neziri, i cili te Struga po zhvillon sezonin e parë.

Ndeshja Struga Trim Lum – Sileksi do të luhet sot pasdite në stadiumin e qytetit të Strugës me fillim në ora 17:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close