Shkëndija e Tetovës nesër luan një transfertë të vështirë në Kavdar, ku përballë ka Tikveshin. Mbrojtësi shkupjan i kuqezinjëve beson se janë në formën e duhur dhe se Shkëndija ka kapacitet për të treguar veten në momentet vendimtare kur vendosen fatet e sezonit.

“Për Tikveshin është arritje e madhe kualfikimi në finale të Kupës për herë të parë. Ne mbesim të fokusuar te planet tona, idetë tona dhe stërvitjet tona. Përqendrohemi se si ne do të luajmë, si do të paraqitemi në fushë, sepse gjithçka nga ne. Një gjë është e sigurtë, të kaluarën nuk mund ta kthejmë, të ardhmen nuk e kemi në dorë, mirëpo çka është më e rëndësishme të tashmen e kemi në duart tona dhe duhet me shumë sakrificë dhe fitorja t’ia dalim gjithë së bashku. Një gjë është e sigurtë, atje duhet të shkojmë të luajmë si burra, që pastaj mos të qajmë si gra”, ka thënë Adili.
Ndeshja e xhiros së 28-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Tikveshit dhe Shkëndijës luhet të dielën në Kavadar me fillim në orën 16:00.

