Ylli i Inter, Lautaro Martinez, lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Barcelonës tash e një kohë, dhe me merkaton që po afron, zërat veçse rriten më shumë.

Që pas Kupës së Amerikës, Lautaro thuhej se pëlqehet nga Lionel Messi, dhe se ai mund të përfundojë në ‘Camp Nou’ si pasojë e dëshirave të lojtarit më të mirë në botë.
Messi nuk ka fshehur pëlqimin e tij për Lautaro edhe në komentet e fundit, ku ka treguar edhe aftësitë më të mira të anëtarit të Inter.
“Nëse jam i sinqert, unë nuk e di nëse ka negociata ose jo aktualisht, nuk ia kam idenë”, ka thënë Messi i pyetur për Lautaro, transmeton lajmi.net.
“Mendoj se tashmë e kam përmendur se Lautaro është një sulmues mbresëlënës, sidomos pasi mendoj se është sulmues i kompletuar”, ka shtuar gjashtë herë fituesi i Topit të Artë.
“Ai është i fortë, driblon mirë, shënon gola, di si ta mbrojë topin… Por, ne duhet të shohim se çfarë ndodhë në fund me të dhe lojtarët e tjerë”, ishin fjalët e numrin 10 të Barcelonës.
Lautaro Martinez shihet si zëvendësuesi afatgjatë i Luis Suarez te Barcelona. Katalanët duhet të paguajnë 111 milionë euro për kartonin e tij. /Lajmi.net/

