Lionel Messi në këtë sezon padyshim ka vendosur të risjellë edhe njëherë në skenë versionin e tij më të mirë, atë që dikur shfaqte në Camp Nou teksa aktivizohej me Barcelonën.

Argjentinasi është duke u argëtuar me PSG dhe në ndeshjen e Champions League ndaj Maccabi Haifa-s ishte autor i një performace fantastike. Sulmuesi shënoi dy gola si dhe asistoi dy herë në triumfin e jashtëzakonshëm 7-2 të parizienëve.
Messi ishte në qendër të gjitha aksioneve që kampionët e Francës krijonin mbrëmë, ku shënoi dy gola, me të paren që ishte maestrale dhe poashtu duke krijuar më shumë për shokët e tij të skuadrës.
Dhe video e tij e personalizuar e ndeshjes së mbrëmshme tregon saktësisht se sa i mirë ishe ai, me disa lëvizje të jashtëzakonshme së bashku poashtu me golat. /IndeksOnline/

