Sfidë e re në horizont mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Asi portugez dhe kampioni argjentinas i botës do të takohen në një miqësore më 19 janar. PSG e Messit do të përballet me një përzgjedhje të lojtarëve nga klubet e Arabisë Saudite Al-Hilal dhe Al-Nassr. Ndeshja e shumëpritur tashmë po terheq jashtezakonisht shume publikun dhe atmosfera ka prekur nivele te larta. Arabia Saudite do te jetoje nje jave vertet te jashtezakonshme dhe do te nise gjithcka nga e diela, kur ne fushe do te jene Real Madrid dhe Barcelona per “El Clasico”… Dhe ne fakt, ne tribune do te jete Cristiano Ronaldo por jo ende Messi. Sepse argjentinasi do te udhetoje me vone per ne Riyad. Java do te vazhdoje me te merkuren kur ne fushe do te dalin Milan dhe Inter per finalen e Superkupes. Pastaj do te jete radha e All-Stars game, ajo mes Ronaldos dhe Messit!

Ndërkohë, siç zbulon Reuters, një biletë e rreshtit të parë është nxjerrë në ankand, e cila i lejon mbajtësit të marrë pjesë në ceremoninë e pas ndeshjes, të shkojë në dhomat e zhveshjes dhe të takojë personalisht Cristiano Ronaldon dhe Messin.
Për momentin, oferta më e lartë e regjistruar është 2.5 milionë euro nga menaxheri i përgjithshëm i grupit të pasurive të paluajtshme AqarOne. Siç raporton gazeta sportive spanjolle Marca, një ofertë nga Arabia Saudite është gati për të bindur Lionel Messin të largohet nga PSG. Gjithmonë ka pasur interes për argjentinasin, por me ardhjen e Cristiano Ronaldos në Ligën Saudite Pro, gjithçka është shumëfishuar.
Dëshira për të parë për herë të fundit përplasjen e dy kampionëve në të njëjtën ligë e bën futbollin saudit të ëndërrojë dhe dy skuadra do të ishin të gatshme të shpenzonin shuma të paimagjinueshme për të blerë kampionin e botës. Al-Hilal (Riyadh) dhe Al Itihad (Jedah) thuhet se janë të gatshëm t’i ofrojnë “La Pulce” një kontratë me vlerë 350 milionë euro në sezon dhe tashmë i kanë kërkuar qeverisë “ndihmë” për të paraqitur ofertën e domosdoshme.

