Florian Virtz është padyshim një nga talentet më premtues në futbollin europian. Fantazisti gjerman shkëlqeu me Bajer Leverkuzenin, në sezonin e fundit futbollistik.

Ajo performancë ka bërë që për Virtz të ketë interesim të fortë nga Real Madridi, Man. Siti dhe Bajern Munihu. Janë pikërisht këta të fundit që tashmë janë në “pole position”, për shërbimet e 21-vjeçarit.
Sipas “SkySport”, është pikërisht Virtz ai që ka zgjedhur ekipin e tij të ri. Do të jetë pikërisht Bajern Munihu skuadra ku talenti gjerman do të transferohet verën e ardhshme. Tashmë pritet të nisin dhe bisedimet me bavarezëve dhe “aspirinave”.

