Mësohet data kur Mbappe do të nis stërvitjet te Reali

Kylian Mbappe do t’i humb ndeshjet parasezonale të Real Madridit, pasi ai ende po e shijon periudhën e pushimeve.

Sulmuesi francez u largua për pushime pas prezantimit të tij madhështor si një futbollist i ri i Realit përpara një Santiago Bernabeu të stërmbushur. Tanimë është mësuar se Mbappe do të filloj stërvitjet me Realin më 7 gusht dhe nuk do të luaj në El Klasikon në SHBA më 3 gusht. Kjo do të thotë se Mbappe mund të humbë të gjitha ndeshjet parasezonale për shkak të nevojës së tij për të fituar mprehtësinë e ndeshjes. Francezi ka të ngjarë të shikojë ndeshjen e Superkupës së UEFA-s kundër Atalantës më 14 gusht, si data për të bërë debutimin e tij në Real Madrid.

Mbappe duhet patjetër të jetë plotësisht gati për ndeshjen hapëse të La Ligas  kundër Majorkës më 18 gusht dhe do të jetë i etur për të luajtur që nga fillimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close