Mesfushori portugez ndjehet fajtorë për largimin e Erik Ten Hag-ut

Bruno Fernandes nuk e fsheh zhgënjimin e tij për fillimin e dobët të Man. Junajtedit në sezonin e ri konkurrues, i cili kulmoi me shkarkimin e trajnerit Erik Ten Haag.

Reprezentuesi portugez zbuloi se pas vendimit të drejtuesve, ai kontaktoi Ten Haag, duke i kërkuar falje që kishte arritur të bënte mjaftueshëm që ai të qëndronte në “Old Trafford”.

Të gjithë e dimë pse u largua Eriku, kur largohet një trajner është keq për të gjithë… Ai u shkarkua sepse ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë si skuadër, rezultatet nuk ishin ato që duheshin dhe Eriku pagoi dënimin për këtë. Kur largohet trajneri, një pjesë e fajit e kanë gjithmonë lojtarët, shkarkohet sepse administrata e ka gjithmonë më të lehtë të ndryshojë një trajner sesa dhjetë lojtarë. Sinqerisht, u përpoqa ta ndihmoja, por nuk shënova gola të mjaftueshëm, as unë dhe as shokët e mi. Kemi dëgjuar njëri-tjetrin, e kam marrë në telefon pas shkarkimit se ndihem fajtor se si kanë shkuar gjërat. I kërkova falje, e di që gjithmonë kam dhënë 100% për të, por më vjen keq që nuk patëm rezultate më të mira që Ten Haag të qëndrojë”, tha Fernandes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close