Futbollisti më i vlefshëm në Superligën e Kosovës është mesfushori i Ballkanit dhe kombëtares së Kosovës, Lindon Emërllahu. Sipas “Transfermarkt”, 21-vjeçari therandas tani në treg ka vlerë prej 1 milion eurosh, e cila është rritur për 400 mijë euro, pasi më parë vlente 600 mijë. Në vendin e dytë, renditet braziliani i Ballkanit, Xhiovanni me vlerë prej 900 mijë eurosh, teksa top treshen e kompleton ylli kosovar i Malishevës, Drilon Hazrollaj, me vlerë prej 800 mijë euro apo një rritje prej 50 mijë eurosh nga vlerësimi i fundit.

Najeeb Yakubu (Prishtina), Egzon Bejtullai (Drita), Drilon Islami (Prishtina), Albert Dabiqaj (Drita), Albin Krasniqi (Prishtina) dhe Etnik Brruti (Malisheva) janë lojtarët e radhës me një vlerë prej 500 mijë eurosh në treg.
Top 10-shen e përmbyll Rron Broja i Dritës me një vlerë prej 450 mijë eurosh, po aq sa vlejnë edhe Sunday Adetunji i Ballkanit në pozitën e 11-të.
Rritjen më të madhe në përqindje në këtë vlerësim e pati talenti i Dukagjinit, Hekuran Berishën, i cili ka marrë një rritje prej 2.900% apo një vlerë prej 300 mijë eurosh në treg./Telegrafi/

