Menaxheri Meriton Berisha pas transferimit të Bardhit te Konyaspor: “Presin shumë prej tij, besojmë se do ua kthejë në mënyrën më të mirë”

Pas zyrtarizimit të transferimit të Enis Bardhit te klubi turk Konyaspor, për Sportmania ka folur menaxheri i tij, Meriton Berisha, i cili ka ndihmuar në finalizimin e këtij transferimi të rëndësishëm për mesfushorin nga Shkupi.

Konyaspor është klub i mirë, shumë i organizuar dhe e kanë vlerësuar maksimalisht Enisin. Presin shumë nga ai gjatë këtyre dy viteve sa do të jetë pjesë e skuadrës, dhe ne shpresojmë që Enisi t’ua kthejë besimin në mënyrën më të mirë të mundshme,” tha Meriton Berisha për Sportmania.

Bardhi, i cili më parë ka qenë pjesë e Levante-s dhe Trabzonsporit, vazhdon aventurën e tij në Superligën turke, këtë herë me objektiva të qarta dhe rol të rëndësishëm në ekipin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close