Mediat, dy yje  të mëdha largohet nga “San Siro” në merkaton e verës

“Gazzetta dello Sport” sugjeron se yjet e Milanit, Rafael Leao dhe Teo Hernandez që të dy pritet të largohen nga klubi në fund të sezonit.  Madje trajneri Serxhio Konseisao po mendon që t’i lë ata në bankën rezervë për takimin e radhës në Serie A ndaj Leçes. 

Atmosfera ka ndryshuar në mënyrë dramatike që prej se kjo dyshe e frikshme ishte e rëndësishme në fitimin e Skudettos tri vite më parë, por dy lojtarët tani po përballen me kritika të ashpra. 

Teksa ylli portugez ka kontribuar me dy gola dhe dy asistime në pesë ndeshjet e fundit në kampionat, paraqitjet e tij kanë qenë të çrregullta, duke bërë që shpeshherë trajneri ta zëvendësojë pas pjesës së parë ose ta fusë në pjesën e dytë. 

Në anën tjetër, mbrojtësi francez asnjëherë nuk arriti kulmin e formës pasi u suspendua për dy kartonë të verdhë në një ndeshje vendimtare të Ligës së Kampionëve ndaj Fejnordit. 

Sipas “GdS”, Konseisao po e konsideron që t’i lë në bankë që të dy për takimin ndaj Leçes, duke reflektuar një strategji për ta bërë ekipin më konsistent. 

Ky vendim i mundshëm gjithashtu nënvizon qëllimin e trajnerit për t’i kërkuar përgjegjësi të gjithë lojtarëve dhe për t’i dhënë prioritet formës mbi reputacionin. 

Gazeta shton se Milani nuk do ta rinovojë kontratën e Hernandez e cila skadon në qershor të 2026 dhe do të jetë i hapur ndaj ofertave verën e ardhshme, për ta evituar largimin e tij falas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close