Mbylli aventurën me Bashkimin e Kumanovës, Burhan Aliji falënderon klubin dhe tifozët

Mbylli aventurën me Bashkimin e Kumanovës, Burhan Aliji përshëndet me fjalë zemre klubin dhe tifozët

Në një lajm të papritur, dje Bashkimi i Kumanovës konfirmoi ndarjen me kapitenin dhe një nga figurat kyçe të ekipit, Burhan Aliun. Ky vendim shënon një humbje të madhe për “zi-gjelbërit,” pasi Aliu ishte një lider dhe lojtar i rëndësishëm në radhët e skuadrës.

Ndërkaq Aliu sot me anë të një postimi në facebook ka falënderuar klubin dhe tifozët e Bashkimit.

Ja postimi i plotë i Burhan Alijit:

Përshëndetje miq të dashur , Tifoz te Klubit ILIRËT dashamir të Futbollit dhe çdo Tifoz që e përcjell klubin , do të doja ta Falenderoj secilin për çdo dit që më kan mbështet mua dhe klubin për këto 2 vite , Faliminderit Armend Destanit që ishte shkak që unë të kthehem dhe të ndihmoj klubin tim të fëmijeris , pa marr parasysh ofertave që kisha atëher unë e ndjeva si obligim me u kthy te Klubi ku prej moshës 10 vjeq deri tek ekipi i par isha aty, pra dua të them qe pa mar parasysh rrethanave dhe un personalisht nuk dua të flas për arsyet se pse ne u ndam me klubin në kët moment mund të kemi 100 arsye por mos prisni nga un asnjë arsye, Në fund fjalët i merr era Veprat mbesin un shpresoj shpërblimin e Allahut Ai është i Gjithëdijshëm dhe do të rregulloj çdo gjë , edhe njëher ju Faliminderit shumë dhe shpresoj se KF Bashkimi 1947 / FC Bashkimi 1947 do të jet vitin e ardhshëm në ligen 1 suksese dhe Zoti ju ndihmoftë 🤲🏻🟢⚫️

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close