Trajneri i Juventus, Maruizio Sarri, mbrëmë me skuadrën e tij kanë siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit.

Me këtë sukses, Sarri bëhet trajneri më i vjetër në histori të Serie A që arrin të fitojë një titull kampioni.
Sarri ka 61 vite dhe gjashtë muaj mbi supet e tij, duke kaluar kështu Nils Liedholm të Roma që në vitin 1983, me 60 vite dhe shtatë muaj fitonte titullin.
Sarri është shprehur shumë i lumtur pas ndeshjes me këtë sukses të shënuar.
Kujtojmë se ky është titulli i parë i fituar nga Maurizio Sarri.

