Skaudrat e Premierligës mund të fillojnë lëvizjet e tyre që nga sot. Dritarja e transferimeve në Premierligë është hapur sot zyrtarisht dhe do të jetë më e gjatë sesa herave të tjera.

Merkatoja në Angli do të jetë e hapur deri më 5 tetor.
Liverpool, Chelsea e Manchester United pritet të jenë disa nga skuadrat më aktive, sigurisht pa lënë anash edhe Manchester City e Leeds United.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet më interesante në merkato. Ajo që na intereson më shumë është skuadra e WBA, nëse ajo do të sigurojë kartonin e Vedat Murqit ose jo.

