Trajneri italian Masimiliano Allegri nuk ka asnjë lidhje më me Juventusin. Edhe pse ai zyrtarisht nuk ka qenë në stolin e skuadrës nga Torino, ai ishte në listën e pagave të tyre, pasi kishte një kontratë.

Por, që nga sot (e martë), ai është plotësisht i lirë dhe mund të angazhohet në ndonjë klub të ri.
Allegri u shkarkuar nga puna në fund të sezonit të kaluar, pavarësisht se fitoi Serie A.
Ishte dështimi në Ligën e Kampionëve që i kushtoi me punë atij, me Juventusin që u eliminua në çerekfinale nga Ajax.
Emri i Allegrit është i lidhur me disa klube, duke përfshirë Arsenalin, Manchester Unitedin dhe Barcelonën.

