Atletico heq dorë nga transferimi i Cavanit

Sipas AS, Atletico Madrid ka vendosur të tërhiqet nga opsioni për transferimin e Cavanit.

Atletico Madrid kishte provuar të arrinte një marrëveshje me uruguaianin që në janar, por kishte dështuar shkaku i pagës.

Spanjollët pritej të rikthenin interesimin te Cavani pasi ky i fundit të përfundonte kontratën me PSG-në, por tani kanë vendosur të shikojnë drejt alternativave tjera.

E ardhmja e Cavanit mbetet e paqartë, me futbollistin që mund të rikthehet në Serie A, për të veshur fanellën e Napolit.

Ai gjithashtu është kërkuar edhe nga Inter, për të zëvendësuar Lautaro Martinez, nëse ky i fundit kalon te Barcelona.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close