Mario Riçkov nga Shkupi: Na ka munguar fati, shpresojmë të fitojmë ndaj Rabotniçkit

Shkupi sot luan ndaj Rabotniçkit në kuadër të xhiros së 9-të në elitë. Para kësaj sfide nga tabori i bardhebluve ka folur Mario Riçkov.

“Na ka munguar fati në disa ndeshje, por besojmë se kësaj radhe do ta thyejmë këtë ‘mallkim’ dhe të marrim një rezultat pozitiv. Edhe pse ende nuk kemi arritur të fitojmë, si një skuadër relativisht e re jemi përmirësuar nga ndeshja në ndeshje. Rabotniçki aktualisht ndodhet në një krizë rezultatesh, dhe shpresojmë që ta shfrytëzojmë këtë moment për të marrë tre pikët në këtë ndeshje dhe të kthehemi me fitore në Çair. E njohim mirë Rabotniçkin si skuadër, pasi aty luajnë shumë prej ish-shokëve tanë, si Demir Imeri, Florian Kadriu, Besir Demiri dhe të tjerë që kanë kaluar nga Çairi. Megjithatë, i kemi analizuar në detaje, si në aspektin e dobësive ashtu edhe të forcave të tyre. Jemi të motivuar dhe të përqendruar për të dhënë maksimumin në fushë”, ka thënë Mario Riçkov.

Ndeshja Shkupi – Rabotniçki do të luhet në Strugë duke filluar nga ora 15:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close