Në Nion të Zvicrës mesditën e kësaj të enjte është hedhur shorti për eliminatoret e Kampionatit Europian U21 që do të zhvillohet në vitin 2027 në Shqipëri dhe Serbi.

Përfaqësuesja U21 e vendit tonë është shortuar në grupin E dhe për kundërshtarë do të ketë Italinë, Poloninë, Suedinë, Malin e Zi dhe Armeninë.
Ndeshjet eliminatore të këtij cikli do të nisin në mars të këtij viti dhe do të zgjasin deri në nëntor të vitit 2026. Seleksionuesi i Maqedonisë U21, Goran Staniq pas hedhjes së shortit është shprehur se ai dhe ekipi i tij duhet të jenë pozitiv edhe përkrahë asaj se qëndrojnë në një grup të fortë të eliminatoreve.
Kujtojmë se organizatorët e këtij Europiani Shqipëria dhe Serbia do të kualifikohen direkt në këtë turne prestigjioz.

