Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë së Veriut ka humbur 4:0 nga Ukraina në ndeshjen e fundit të eliminatoreve për Kampionatin Europian që do të mbahet në vitin 2023 në Rumani dhe Gjeorgji.

Ekipi i Dragi Kanatllarovski pranoi katër gola në ndeshjen e luajtur në Stamboll të Turqisë. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në minutën e 69-të, Vujnik hapi rezultatin. Dy minuta më vonë Sudakov ngriti epërsinë në 2:0, ndërsa goli i tretë dhe i katërt ishin vepër e Vanat në minutat 85-të dhe në minutat shtesë.
Maqedonia U21 e mbyll këtë cikël eliminator në vendin e 5-të, duke lënë pas vetes vetëm Armeninë. Ndërkohë i pari në grup përfundoi Franca dhe pas saj u renditën Ukraina, Serbia dhe Ishujt Faroe.

