Manuel Nojer njoftoi tërheqjen e tij nga kombëtarja e Gjermanisë, duke i dhënë fund një karriere të gjatë mbi një dekadë me ‘Pancerët’.

Megjithatë, zëvendësuesi i tij në ekipin kombëtar, Mark-Andre Ter Stegen, ka pësuar së fundmi një lëndim të rëndë që ia ka humbur sezonin. Pavarësisht kësaj, Nojer nuk po mendon të dalë nga pensioni dhe të rikthehet te Kombëtarja e Gjermanisë.
Anëtari i Bajernit ka thënë se Gjermania ka dy portierë të mëdhenj si Oli Bauman dhe Aleks Nubel dhe nuk ka nevojë për tu shqetësuar.
“Ne kemi të paktën dy portierë të mëdhenj me Oli Bauman dhe Aleks Nubel. Janë gjithashtu Bernd Leno dhe Kevin Trap, i cili aktualisht është i dëmtuar. Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar,” tha Nojer kur u pyet për këtë temë.
Nojer luajti 124 herë për Gjermaninë përpara se të vendoste të linte futbollin ndërkombëtar për t’u fokusuar në karrierën e tij në Bajern.

