Manchester Unitedi ofron dy lojtarë për shërbimet e De Jong

Manchester United vazhdon të ketë interes për lojtarin e Barcelonës, Frenkie de Jong. Mesfushori holandez nuk ka mundur të fitojë një vend titullari në formacionin e Xavi Hernandez ku shpesh herë e ka parë veten në stol.

Në këto kushte holandezi mund të mendojë një largim nga katalanasit në merkatën  e verës, nga ku interesimet për të nuk mungojnë.

Sipas “Fichajes”, “Djajtë e Kuq” po mendojnë seriozisht për transferimin e tij në Premier League, teksa drejtuesit e skuadrës angleze janë gati t’i ofrojnë blaugranave edhe dy lojtarë për të bërë të mundur që De Jong të transferohet në “Old Trafford”.

Sipas po burimit në fjalë, United i ofron sulmuesin Marcus Rashford dhe mbrojtësin e majtë, Alex Telles si pjesë e shkëmbimit me De Jongun, teksa “djajtë” janë të gatshëm të ofrojnë edhe 70 milionë euro për mesfushorin.

De Jongun e kërkon trajneri i ardhshëm i “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag, pasi ky i fundit e pëlqen shumë holandezin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close