Man. Siti tejkalon Junajtedin dhe vendos rekord të ri në Ligën e Kampionëve

Man. Siti ka thyer rekordin e rivalit të urryer lokal, Man. Junajtedit, për 25 ndeshje si të pamposhtur midis 2007 dhe 2009. Djemtë e Pep Guardiolës mposhtën Sparta Pragën me rezultat të thellë 5-0, duke e zgjatur serinë e tyre pa humbje në 26 ndeshje.

Kjo tani është ecuria më e mirë si të pamposhtur në historinë e Ligës së Kampionëve pasi hera e fundit që Man. Siti humbi ishte në sezonin 2021/22, duke humbur nga Real Madridi në gjysmëfinale të garës. Në 15 vjet që kur Junajtedi vendosi rekordin e mëparshëm, vetëm Bajern Munihu ishte afër ta barazohej me atë rekord, duke shkuar në 19 ndeshje të pamposhtur midis viteve 2019 dhe 2021.

Man. Siti mund të vazhdojë të zgjasë rekordin e tij të pamposhtur në ndeshjet e ardhshme në garën elitare të klubeve evropiane. Ndeshja e radhës e Cityt në Ligën e Kampionëve është në udhëtim te Sporting Lisbona, ndërsa pas saj e pret Fejnordin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close