Man.City “e ka gjetur” zëvendësuesin e anësorit Mahrez

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, planifikon të nënshkruajë me anësorin e Barcelonës, Rafinha, si zëvendësues të Riyad Mahrez, i cili po largohet për në Arabinë Saudite. 

“Qytetarët” do të marrin një shumë solide për algjerianin, por nuk do t’u mjaftojë të marrin Rafinha-n, ndaj do të duhet të investojnë fonde shtesë.

Që kur Rafinha iu bashkua Barcelonës në vitin 2022, ka pasur spekulime për largimin e tij në çdo dritare transferimi. Pak kohë më parë u përfol se braziliani do të transferohej te Chelsea, por një marrëveshje mes dy skuadrave nuk u arrit kurrë.

Megjithatë, problemi i Barcelonës nuk është te cilësitë e Rafinhas apo performanca e tij në fushë, por te vështirësitë financiare që po përjetojnë. 

Rafinha është ndër lojtarët më të vlerësuar të katalanasve, duke e bërë atë një objektiv joshëse për një numër skuadrash që janë të vetëdijshëm për situatën te Barça dhe nevojën e ekipit për të shitur lojtarë.

Për momentin, megjithatë, trajneri i Barcelonës, Xavi, vazhdon të qëndrojë prapa mendimit të tij se Rafinha nuk do të largohet nga klubi. Spanjoli është i lumtur me të dhe nuk do të donte të ndahej me të nëse nuk është absolutisht e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close