Maldini gëzon tifozët e Milan: Në rrugë të mirë për të rinovuar me tre lojtarë

Drejtori sportiv i Milan ka folur lidhur me situatën e emrave si Rafael Leao, Ismael Bennacer dhe Theo Hernandez.

Ikona italiane ka bërë të ditur se skuadra është në rrugë të mirë për të nënshkruar rinovimin me të tre.

“Jemi në negociata të avancuara për vazhdimin e kontratës me Theo Hernandez dhe Bennacer”, ka thënë Maldini, transmeton lajmi.net.

“Po ashtu jemi në negociata edhe me Rafael Leao. Plani ynë është të rinovojmë kontratat e tyre së shpejti”, shtoi ai.

Milan po bën një sezon mjaft të mirë në Serie A, duke qëndruar aktualisht në pozitën e dytë në tabelë. /lajmi.net/

The post Maldini gëzon tifozët e Milan: Në rrugë të mirë për të rinovuar me tre lojtarë appeared first on Lajmi.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close