Barcelona identifikon zëvendësuesin për Ousmane Dembele – aktivizohet në Premier League

Ylli francez vazhdon të mos firmos kontratën e re me Barcën, më shumë si pasojë e kërkesave të tij të larta, të pajustifikuara.

Barca tashmë është vënë në kërkim të një lojtari që mbulon hapësirat e lëna nga ai. Sipas ‘Sport’, Barca po konsiderojnë rikthimin e Adama Traore në ‘Camp Nou’, përcjell lajmi.net.

Traore e filloi karrierën e tij te Barcelona, para se të kalonte tek Aston Villa në vitin 2015.

Barca ka raporte të mira me skuadrën e Wolves, pasi negociuan me sukses për Nelson Semedo dhe Francisco Trincao.

Ndërkohë Dembele mbetet pa kontratë në fund të sezonit, por Barca vështirë se do ta lejojë të largohet si lojtar i lirë, prandaj pritet të gjejnë skuadër për të këtë sezon. /Lajmi.net/

The post Barcelona identifikon zëvendësuesin për Ousmane Dembele – aktivizohet në Premier League appeared first on Lajmi.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close