Tifozët e goditën me shishë në kokë – veprimi i lojtarit fiton zemrat e të gjithëve

Crystal Palace u rikthyen nga një gol disavantazh për të mposhtur Milwallin me rezultat 2:1, në raundin e tretë të Kupës FA.

Michael Olise ishte në mesin e më të mirëve, duke qenë i pandalshëm për kundërshtarët e tij, gjë që i nervozoi tifozët e Milwall, përcjell lajmi.net.

Kur ai u afrua të ekzekutonte një korner, tifozët e goditën me shishë në kokë.

Në vend se Olise të bënte dramën dhe të ndërpriste takimin, ai vetëm e goditi me këmbë shishen e hedhur nga tifozët.

Lojtari më pas u kthye ka tifozët dhe me gjeste iu bëri thirrje të vijnë më shumë. Shikoni videon më poshtë./ Lajmi.net/

The post Tifozët e goditën me shishë në kokë – veprimi i lojtarit fiton zemrat e të gjithëve appeared first on Lajmi.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close