Makedonija Gjorçe Petrovi është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut, pasi eliminoi Pobedën, duke e mundur me rezultatin 0:2. Dy golat për triumfin e skuadrës së udhëhequr nga Muharem Bajrami, i realizuan Skenderi në minutën e 5-të dhe 20-të minuta më vonë Ademi gjeti rrjetën për shifrat finale 0:2 dhe kualifikim të mëtejshëm në Kupë. Kjo ndeshje ishte e paraparë të zhvillohet në të njejtin termin me ndeshjet tjera të 1/8 së finales, por e njejta u shty për ditën e sotme pas kërkesës së skuadrës nga Prilepi. Përkrahë Makedonija Gjorçe Petrovit, në çerekfinale të Kupës do të luajnë edhe Shkëndija, Shkupi, Struga Trim Lum, Akademia Pandevi, Bregallnica, Vardari dhe Sileksi.


