Mahir Thaçi, emërohet zëdhënës i ri shqiptar në FFM 

Federata e Futbollit e Maqedonisë ka emëruar zëdhënësin e saj të ri shqiptar, Mahir Thaçin, i cili do të angazhohet në mënyrë aktive në komunikimin me mediat dhe publikun shqiptar në vend.  

Gazetari i njohur sportiv Mahir Thaçi është një emër i njohur për publikun, i cili prej vitesh ndjek nga afër zhvillimet sportive në përgjithësi dhe veçanarisht ato rreth përfaqësueses së Maqedonisë në futboll si në vend edhe jasht tij. 

Në rolin e tij të ri, Thaçi do të jetë në shërbim të mediave për të përcjellë informacionet lidhur me aktivitetet e FFM-së dhe punën e brendshme të federatës.

Këtë pozicion më herët e ka mbajtur një tjetër figur e njohur e sportit, gazetari Faton Zylbehari, i cili ka qenë edhe zëdhënësi i parë shqiptar i këtij institucioni të futbollit. 

Kujtojmë se Federata e futbollit të Maqedonisë në çështjen e kuminikimit të mediave zotëron dy zëdhënës, që në këtë rast së bashku me Mahir Thaçin do të jetë edhe Zllatko Andonovski që është një kohë të gjatë pjesë e FFM-së. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close