LPFMV, Struga kërkon fitoren e 5-të në po aq ndeshje, pret Sileksin në shtëpi

Sot Liga e Parë e Futbollit të Maqedonisë së Veriut sjell 5 ndeshje në program të xhiros së pestë. Shkupi në Çair do të pret Pobedën e Prilepit, me skuadrën e Goce Sedlloskit që pretendojnë ti marrin tri pikët e radhës në kampionat, pas atij triumfi ndaj SKopjes në transfertë në fundjavën që lamë pas. Shkëndija pas humbjes nga Struga, sot pasdite do të luajë me Tikveshin. Lideri aktual i renditjes, Struga do të pret Sileksin në shtëpi, përderisa Makedonija Gjorçe Petrovi i Muharem Bajramit përballet me Rabotniçkin. Në programin e ditës së sotme është edhe ndeshje Akademia Pandev – Skopje. Të gjitha takimet e xhiros së pestë nisin sot nga ora 16:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close