Liverpool transferon yllin e Leicester City

Harvey Barnes mund të largohet nga Leicester City për t’iu bashkuar Liverpoolit. The Mirror raporton se Liverpool janë të interesuar në anësorin e Leicester City.

Klopp dëshiron të rrisë konkurrencën në krahun e majtë, duke u fuqizuar në pjesën ofensive, dhe Barnes ka shënuar gjashtë gola, e ka regjistruar tetë asistime në 36 ndeshje të këtij sezoni.

Sipas Transfermarkt, vlera e Barnes është 17.5 milionë euro, dhe ai ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2024.

Barnes është pjesë e Liverpool që nga viti 2007, duke iu bashkuar kësaj skuadre si fëmijë. Ndërsa si senior, është huazuar te skuadra si Milton Keynes Dons, Barnsley dhe WBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close