Interi futet në garë për mbrojtësin gjerman

Matthias Ginter i Borussia Monchengladbach pritet të jetë në mesin e emrave të nxehtë në tregun e transferimeve këtë verë. Pas interesimeve nga Arsenal dhe Chelsea, është tani edhe Inter që i bashkuar garës për mbrojtësin e qendrës, raportojnë mediet në Gjermani.

Inter është vënë në kërkim të një zëvendësuesi për Diego Godin, dhe e sheh Ginterin si kandidatin ideal.

Por, për të arritur te mbrojtësi gjerman, Inter duhet të mposhtë konkurrencën e Arsenal dhe Chelsea.

Ginter është pjesë e Borussia Monchengladbach që nga viti 2017, kur ishte transferuar nga Dortmund.

Ai gjithashtu ka edhe 29 paraqitje për Kombëtaren e Gjermanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close