Edhe pse arritën objektivin për inkuadrim në Superligën e Kosovës, Liria e Prizrenit dhe traineri tetovar Xhengis Rexhepi kanë ndërprerë bashkëpunimin. Vendim pak i çuditshëm për një bashkëudhëtim që u duk se funksiononte.

Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra prizrenase përmes një postimi në rrjetet sociale.
NJOFTIMI NGA LIRIA E PRIZRENIT:
Faliminderit Xhengis !
Me inkuadrimin në Superligë, Liria dhe trajneri Xhengis Rexhepi, kan ndarë rrugët.
Kontrata e klubit me trajnerin, ka qenë deri në përfundim të stinorit, që zyrtarët e vlerësojnë të suksesëshëm.
Klubi, e falenderon për punën profesionale dhe suksesin e arritur.
‘Po ndahemi me marrëveshje të dyanshme, dhe me bindjen që kjo nuk është lamtumirë.
Dera për trajnerin Xhengis Rexhepi , do të jetë e hapur gjithmonë’, thonë drejtues të Lirisë. Klubi i dëshiron suksese në vazhdim, duke e falenderuar në emër të tifozëve e adhuruesve anë e kënd, për punën dhe suksesin e treguar.
KF Liria

