Pas raundit të dytë në Ligën e Kampinëve, rikthehet edhe Liga Europa me përballjet e vlefshme për raundin e dytë.

Në fushë priten shumë shqiptarë si Nedim Bajrami me Rejnxhërs që ndeshjen e kaluar shënoi edhe golin e parë për skuadrën e tij.
Pastaj në terrenin e gjelbër do të jetë edhe Ernest Muçi me Beshiktashin, si dhe Redon Xhixha me Karabakun etj. Mirëpo në qendër të mediave botërore do të jetë përballja në mes Portos dhe Man. Junajtidit, ku Erik Ten Hag, në rast të dështimit, mund të përballet me shkarkim nga posti i trajnerit të “Djajve të Kuq”.
NDESHJET E SOTME
Ferencvarosh – Totenhem 18:45
Hofenhaim – Dinamo Kiev 18:45
Lacio – Nicë 18:45
Makabi T. – Mitiland 18:45
Olimpiakos – Braga 18:45
Karabak – Malmo 18:45
R. Sosiedad – Anderleht 18:45
RFS – Gallatasaraj 18:45
Slavia Pragë – Ajaks 18:45
Bilbao – Alkmar 21:00
Beshiktash – Frankfurt 21:00
Elfsborg – Roma 21:00
Porto – Junajtid 21:00
PAOK – FCSB 21:00
Plzen – Ludogorets 21:00
Rejnxhërs – Lion 21:00
Rojal – Bodo 21:00
Tuente – Fenerbahçe 21:00

