Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut rikthehet nesër me ndeshjet e xhiros së 12-të në program. Këtë xhiro do ta hap ndeshja Bregallnica – Akademia Pandev që do të luhet nesër, duke nisur nga ora 14:00. Ndërkohë katër ndeshjet tjera do të zhvillohen të mërkurën. Kampionët në fuqi, Shkupi në këtë xhiro do të presin Tikveshin në Çair, Shkëndija do të jetë mysafire e Skopjes, përderisa Struga Trim Lum do të zhvillojë transfertën me Pobedën. Të mërkurën gjithashtu do të luhet edhe takimi Rabotniçki – Sileksi, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrovi këtë xhiro është e lirë.


