Zikaltrit duket se kanë dalë nga kriza e paraqitjeve dhe rezultateve. Tani, skuadra e Simone Inzaghi-t mund të fitojë gjithçka në Itali. Megjithatë, në verë mund të vijnë shitje të tjera. Bëhet fjalë për një emër surprizë dhe një destinacion surprizë. Sipas Tuttosport, nuk duhet përjashtuar një largim i Denzel Dumfries vetëm një vit pas zbarkimit të lojtarit në Milano. Gjithmonë sipas së përditshmes italiane, Bayern Munich dhe Tottenham kanë filluar të interesohen për ish-lojtarin e PSV-së.

Zikaltrit mund të arrijë ta shesin për trefishin e shumë së paguar verën e kaluar. Marotta, në fakt, do të ishte i gatshëm të pranonte një ofertë prej 35/40 milionë eurosh. Emri tjetër i nxehtë për një shitje të mundshme është ai i Lautaro Martinez. Argjentinasi ka shumë merkato dhe mund t’i lejojë zikaltrit të bëjnë një suficit të rëndësishëm në bilanc, duke marrë parasysh se Lautaro ka një vlerësim prej 70/80 milionë eurosh.
Në pritje për të mësuar të ardhmen e argjentinasit, Dumfries mund të ndjekë gjurmët e Hakimi-t, me marokenin që është transferuar te PSG verën e kaluar.

