Levandovski me arritjen e dytë në Champions, 10 gola për tre klube

Sulmuesi polak Robert Levandovski udhëhoqi Barcelonën në një triumf bindës ndaj Jang Bojsit me 5-0, duke shënuar edhe dy gola.

Më këto realizime, polaku regjistron gjithsej 96 gola në kompeticionin elitar dhe ka shumë gjasa që në fund të sezonit të kalojë shifrën e 100 golave, duke iu bashkuar Kristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, si i futbollisti i treti që e bën këtë. Përveç kësaj, Levandovski ka hyrë në historinë e Ligën e Kampiomëve sipas një tjetër parametri.

Ai u bë vetëm futbollisti i dytë në ekzistencën e kompeticionit elitar që shënon të paktën 10 gola për tre klube. Më parë, këtë gjë e ka arritur vetëm Kristiano Ronaldo, i cili shënoi për Man. Junajtedi (16), Reali (105) dhe Juventusi (14).

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close