Pasi bëri zgjedhjen e tij disa javë më pare, duke vendosur të favorizojë Inter Miamin në kurriz të Barçës apo Arabisë Saudite, Lionel Messi pa gjëra të mëdha që i vinin në krah.

Ish-partnerët e tij të Barçës, Sergio Busquets dhe Jordi Alba, gjithashtu mbërritën, ndërsa ndeshja e parë e Messit kundër Cruz Azul, për Kupën e Ligës, përfundoi me një gol të mrekullueshëm nga ‘Pleshti’ nga një goditje dënimi për t’i dhënë fitoren skuadrës të tij.
Një Lionel Messi që shumë shpejt, mund të shihte talente të tjerë të mëdhenj që e shoqërojnë dhe jo kushdo. Në të vërtetë, orët e fundit, “The Sun” po rilanço seriozisht dosjen e Sergio Ramos!
Mbrojtësi spanjol, i liruar edhe nga PSG, ende nuk ka kërcyer askund dhe Inter Miami do të bëhej një destinacion shumë i mundshëm për një sfidë të fundit. Dy vitet e fundit, ‘armiqtë’ në Spanjë, Sergio Ramos dhe Leo Messi, ishin shokë skuadre te PSG-ja në Francë.

Sergio Ramos, Jordi Alba, Sergio Busquets dhe Leo Messi, do të jetë në Miami një ekip 30-vjeçarësh që sigurisht kanë kaluar shumë mirë, por që do të dukeshin të mrekullueshëm edhe në këtë perëndim të diellit të tyre!

