Lëndohet Vinicius, i mungon Realit një muaj

Real Madrid ka konfirmuar dëmtimin e Vinicius. Ylli i sulmit ka probleme në këmbën e majtë dhe për rikthimin në fushë duhet pak kohë.

Rreth tri javë do i duhet brazilianit për t’u kthyer në fushë. Kështu e sigurt që nesër nuk do të jetë i gatshëm për përballjen me Liverpul në Champions.

Dhe pse Vinicius e luajti të plotë ndeshjen që Reali fitoi 3-0 dje nga Leganes në kampionat, testet u kryen më pas dhe zbuluan dëmtimin. Një mungesë jo e vogël kjo për Ançelotin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close