Edhe pse ka marrë një goditje nga portieri kroat Dominik Livakovic, sulmuesi polak Robert Levandovski nuk është lënduar dhe është rikthyer i shëndetshëm në detyrat e tij në Barcelonë.

Ekipi katalanas ka një kohë të vështirë përpara tyre pasi ata do të përballen me Bajernin dhe Real Madridin javën e ardhshme dhe mirëpresin Seviljan në fundjavë. Megjithatë, duket se Levandovski do të kursehet në atë ndeshje për të qenë gati për duelet shumë më të rëndësishme dhe më të vështira në vazhdim.
Të shtunën rikthehen në skuadër tre futbollistë, Dani Olmo, Fermin Lopez dhe Gavi, por ka gjasa që të pushojë edhe Lamin Jamal, i cili u largua më herët nga kampi i kombëtares spanjolle për shkak të lodhjes.

