Legjenda e futbollit gjerman lavdëron Granit Xhaka-n

Oliver Kahn vlerësohet legjendë e futbollit në Gjermani.  55-vjeçari ishte portier i Bajernit nga viti 1994 deri në vitin 2008, ndërsa për Gjermaninë i ka zhvilluar 86 ndeshje. 

Lista e sukseseve të tij është e gjatë, ndërsa Kahn ishte shef ekzekutiv i Bayernit nga 1 korriku i viti 2021 deri më 27 maj të vitit 2023. 

Prej se u shkarkua nga Bajerni, ish-kampioni evropian nuk është paraqitur në televizion. 

Këtë fundjavë u kthye në studion sportive të “ZDF”-së dhe ndër të tjera ka lavdëruar mesfushorin kosovar, Granit Xhaka.  Kahn foli për “ZDF” menjëherë pas materiali lidhur me Xhakën dhe pyetja e parë për të ishte për situatën në Bundesligë, mentalitetin e Xhakës dhe Bajer Leverkusenit. 

“Granit Xhaka ka mentalitet të shkëlqyer”, ka thënë Kan, pas fitores 3:1 të Leverkuzenit ndaj Borusia Myncshengladbachut.

“Te Leverkuseni ka shumë lojtarë të tipit të Granitit që marrin përgjegjësi. Leverkuseni ka një bosht shumë të mirë, i ka në përbërje të gjithë lojtarët që mund t’i kërkoni. Në përgjithësi, Leverkuseni tregon nivel të lartë të cilësisë dhe gjakftohtësisë kur skuadra e ka topin”, ka vazhduar Kahn.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close