Ylli më i madh i NBA dhe i basketbollit, LeBron James ka zbuluar se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë në mesin e pesë futbollistëve të tij të preferuar në botë momentalisht.

35-vjeçari komunikoi me fansat e tij në rrjetin social “Instagram” dhe u pyet se cilët futbollistë i preferon.
“Së pari, çdo lojtar në Liverpool. Thënë më drejt. Çdo lojtar në Liverpool”, ka thënë fillimish basketbollisti i LA Lakers, që ka aksione te klubi i Merseyside.
“Mbappe, Neymar, Cristiano Ronaldo, këta djem janë legjenda. I dua këta djem”, shtoi amerikani, derisa lavdëroi edhe Lionel Messin dhe Zlatan Ibrahimovicin.

