Largohet njëri nga drejtuesit e FC Shkupit! 

Kur jemi në pauzë të kampionatit dhe ekipet po zhvillojnë fazën përgatitote, nga radhët e Shkupit është larguar njëri nga drejtuesit e skuadrës. 

Bëhet fjaë për sekretarin e klubit bardheblu, Emir Shabani. Ky i fundit ka njoftuar largimin e tij përmes rrjeteve sociale, duke mos i bërë të ditur arsyet e largimit.

Kujtojmë se Emir Shabani, ka qenë njëri nga personat që nga fillimi i rikthimit të FC Shkupit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close