Lamtumirë Barcelona, babai i Messit fillon bisedimet me klubin e ri

Menjëherë pasi Lionel Messi paraqiti kërkesë për largim nga Barcelona, klube të mëdha evropiane janë paralajmëruar për mundësinë e transferimit të yllit argjentinas.

Manchester City konsiderohet si klubi favorit për të siguruar shërbimet e Messit.

“TyC Sports” nga Argjentina, njësoj sikurse “RAC1” nga Barcelona raportojnë se babai i futbollistit, Jorge Messi, ka filluar kontaktet me krerët e klubit nga Premierliga, transmeton lajmi.net.

Barcelona ende nuk është dorëzuar në shpresë për ta bindur Messin të vazhdojë në Camp Nou.

Mirëpo, sinjalet e deritashme janë se argjentinasi ka vendosur përfundimisht të ndahet nga gjiganti katalan. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close