Bajrami: Neftçi favorit, por ne do të japim maksimumin për ti gëzuar tifozët tanë

Skuadra e Shkupit mbrëmjen e kësaj të mërkure ka zhvilluar stëritjen zyrtare në “Bakcell Arena” në kuadër të ndeshjes me Neftçin në turin e parë të eliminatoreve në Liga Europa. Në konferencën për media ka folur trajneri Muharem Bajrami, i cili ka thënë se ekipi i tij do ta jap maksimumin nga vetja për të marrë më të mirën nga kjo ndeshje europiane.

“Gjithçka është në rregull, kemi pasur tani më stërvitjen e parë dhe të fundit në stadiumin e Neftchit, që është edhe e zakonshme para secilës ndeshje që kemi,. Normalisht ne në katër ditët e fundit, pas ndeshjes me Bellasicën I gjithë fokusi I ekipit ishte për ndeshjen kundër Neftchit, që na prêt nesër, jemi maksimalisht të përgatitur për këtë ndeshje, kemi analizuar kundërshtarin mirë dhe e dimë se me çfarë kundërshtari do të kemi punë, ku e dimë se kanë përvojë të madhe në garat evropiane. Neftchi është një skuadër shumë agresive dhe shumë dinamike ku luan futboll të shpejtë, kështu që edhe ne jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje.  Neftchi është favoritë, por nuk do të thotë se ne këtu kemi ardhur vetëm sa për të kaluar ndeshja, sigurisht që lojtarët e mi do të japin më të mirën në këtë ndeshje, pasi që këto ndeshje luhen një herë në vit, ose edhe nëse kalojmë ndonjë raund. Kështu që do të japim maksimumin re vetes, që të gëzojmë të gjithë tifozët tanë në Maqedoni”, ka thënë Bajrami.

Ndeshja Neftçi-Shkupi luhet nesër nga ora 18:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close